OMK: Të gjitha institucioneve publike të vihen në zbatim të plotë të Ligjit për Luftimin e Pandemisë

Infermierët paralajmërojnë veprime sindikale nëse Qeveria nuk ua ngrit pagat 100% për ndërrimin e natës

Sindikata e infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësor përmes një komunikate për medie kanë njoftuar se gjatë ditës së sotme kalon afati për marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ngritje të pagesave të ndërrimeve të natës për 100%. Ata kanë thënë se pas kalimit të afatit do të mblidhet kryesia e Sindikatës dhe të merren vendimet tjera në lidhje me këtë. “Ju njoftojmë që sot në orën 14:00 kalon afati për marrjen e vendimit nga ana e Qeverisë së Kosovës, për ngritje të pagesave të ndërrimeve të natës për 100%. Pas kalimit të këtij afati do të mblidhet kryesia e Sindikatës së Infermierëve dhe do të merren vendime në lidhje me veprimet tona sindikale. Deri atëherë mbesim me shpresë që nuk do t’a rrezikojnë sistemin shëndetësor, institucionet tona”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë

Misioni paqeruajtës i  KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka  mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …