Kryetari i Sindikatës së Infermierëve dhe Mamive të Kosovës, Fitim Havolli ka deklaruar se infermierët po luajnë një rol të rëndësishëm gjatë kohës së pandemisë COVID-19. Ai tha se janë duke pritur reflektim të institucioneve të vendit, në mënyrë që infermierët të mos trajtohen siç janë trajtuar deri tani, përndryshe sipas tij, ata do të marrin masa. “Jemi gati ta sfidojmë secilin institucion në vend me ,angazhimin,punën rolin dhe rëndësin e madhe profesionale e humane që e ka treguar dhe po e tregon INFERMIERI në raport me Pandemin dhe sherbimet e tyre karshi qytetarëve! E kam edhe pak shpresë se, nuk do të lejon askush vetën të sfidohej me Infermierin Kosovare, sepse jam i bindur se do ta humb betejen si për nga numri i madh i tyre poashtu edhe nga shërbimet jetike të tyre në sistemin shëndetësor! Jemi duke pritur reflektimin serioz dhe përmbajtësor të të gjitha institucionet relevante të shtetit, përndryshe, do të jemi të detyruar të marrim masa dhe veprime, nuk mund ta lejoj të vazhdojë ky trajtim i tillë për një komuinitet kaq të rëndësishëm e jetik për qytetarin e vendin, sidomos në këtë kohë Pandemie!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …