Infrastruktura në qytet – prioritet i Kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu

Edhe këtë fundjavë, i pari i Ferizajt, Agim Aliu e shfrytëzoi për të parë nga afër punimet në projekte të shumta infrastrukturore që po realizohen në territorin e Ferizajt. Bashkë edhe me drejtorë të drejtorive komunale, u inspektuan punimet në rrugët “Drenica”, “Agim Ramadani” dhe “Shaban Gashi”. Në këto rrugë po zbatohen projekte të infrastrukturës nëntokësore, përkatësisht kanalizimi atmosferik, fekal dhe shumë shpejt nis edhe asfaltimi i këtyre rrugëve. Investimi në këto rrugë paraqet kthesën e nevojshme dhe vëmendjen e qeverisjes lokale për zhvillimin e projekteve infrastrukturore në qytet. Dëshmi për promovimin e mentalitetit urban, investimeve në zonën e qytetit janë edhe këto projekte në këto rrugë, në kuadër të programit për investim në infrastrukturën e qytetit që përfshinë rehabilitimin, përkatësisht trajtimin, zgjidhjen e defekteve të infrastrukturës nëntokësore dhe asfaltimin e mbi 120 rrugëve/rrugicave në lagjet e qytetit. Administrata Aliu është e vendosur që të mbikëqyr vazhdimisht cilësinë e punimeve në projektet infrastrukturore që po realizohen duke mos toleruar cilësi të dobët të punimeve, planifikim joefikas dhe stërzgjatje kohore të paarsyeshme. Të gjitha rrugët dhe rrugicat në fshat e qytet po punohen sipas standardeve më të larta infrastrukturore dhe cilësia e tyre po vlerësohet nga kompetentët. Këto rrugë, ndonëse shumë pranë qendrës së qytetit, deri më tani ishin në mëshirën e fatit, të patrajtuara nga autoritetet komunale si dhe premtime të parealizuara nga ish pushteti. Qeverisja e re, ka vizionin e qartë, vullnetin e plotë e dijen profesionale që përfundimisht të tejkalohen këto sfida, peshë rënduese mbi kurrizin e qytetarëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …