leoni

Iniciativa e Kosovës për Stabilitet mbanë aktivitetin: “Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë”

Iniciativa e Kosovës  për Stabilitet mbanë aktivitetin  ‘Dinjitet në punësim, mbrojtje në punë’, që  do të zhvillohet të premten me datë 28 Prill 2023 prej orës 10:00 – 11:30, tek Objekti i Fakultetit të Shkencave Matematiko – Natyrore (Rr.Fehmi Ladrovci, hapësira tek Labratorët e Fakultetit Teknik). Ky takim zhvillohet në nder të “Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë”, që ka për qëllim promovimin e parandalimit të aksidenteve dhe sëmundjeve në vendin e punës në nivel global. Aktiviteti realizohet nga IKS në kuadër të fushatës “Punë e denjë për jetë të dinjitetshme”, e cila udhëhiqet nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, mbështetur nga Ambasada e Suedisë në Prishtinë, dhe implementohet nga Inspektorati i Punës, Administrata Tatimore e Kosovës, Organizata Ndërkombëtare e Punës, UN Women, Fondi për Zhvillim Komunitar, Qendra për Politika dhe Avokim dhe LENS, si dhe partnerët Shoqata Kosovare për Siguri dhe Shëndet në Punë dhe Friedrich Ebert Stiftung, Prishtina.

 

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …