Iniciativa FEMaktiv

Iniciativa FEMaktiv: Barazia gjinore përsëri mbeti nën hije, nga 50 zëvendës-ministra vetëm dy femra

Në një reagim të Iniciativës FEMaktiv për Zgjedhjet Komunale të vitit 2017 në Kosovë thuhet se barazia gjinore përsëri mbeti nën hije. E gjithë fushata zgjedhore ishte e dominuar nga burrat, ku barazia gjinore u përdor si një retorikë nga partitë politike. Në zgjedhjet komunale të vitit 2013 vetëm 9 nga 224 kandidat për kyetar të komunave ishin gra. Ndërsa, në këto zgjedhjet komunale të vitit 2017 vetëm 8 nga 204 kandidatë për kryetar të komunave ishin gra. Krahas shumë iniciativave që janë ndërmarrë nga shoqëria civile për arritje të barazisë gjinore, ato nuk janë reflektuar në realitet.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me ardhjen e tij në pushtet kishte premtuar për promovimin e barazinë gjinore dhe përmirësimin e pozitës së gruas, veçanërisht në ekzekutiv. Megjithatë, mbi 50 zëvendës ministra të emëruar deri më tani, mbrenda tyre janë vetëm dy gra. Gratë kanë mbetur tërësisht të neglizhuara. Prandaj, tradita patriarkale vazhdon, ashtu siç vazhdojnë edhe premtimet e kota të pushtetarëve për barazi gjinore. Kështu, legjitimiteti i pushteti vihet në dyshim, marrë parasysh se është pothuajse tërësisht i drejtuar nga burrat, e duke e anashkaluar gjysmën e popullësisë (gratë). Andaj, lufta për barazi nuk do të ndalet, derisa çështja e barazisë mirret përnjëmend seriozisht. Së fundi, e gjithë historia na mëson që të drejtat nuk jepen, por ato duhet të merren, thuhet mes tjerash në reagimin e Iniciativës FEMaktiv.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …