Qeveria e Kosovës

Iniciativën e Nismës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë e ka përkrahur AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje

Iniciativën e Nismës për Kosovës për mocion mosbesimi ndaj Qeverisë e ka përkrahur AAK-ja dhe Lëvizja Vetëvendosje, e cila mbështet iniciativën e kreut të Nismës Fatmir Limaj për një mocion mosbesimi për Qeverinë LDK-PDK që udhëhiqet nga kryeministri Isa Mustafa. Por, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, nuk brengoset për këtë nismë, duke thënë se opozita s’ka me çfarë të merret pos të kërkoj zgjedhje. Limaj  në një status në rrjetin social Facebook, ka thënë se si pasojë e kësaj qeverisje vendi tashmë një vit e gjysmë  është në krizë politike, duke mos arritur të adresoj dhe të zgjidh as edhe një problem me të cilin ballafaqohet Kosova. Madje sipas tij, ka një mosbesim dhe mosfunksionim total brenda vet kabinetit qeveritar, sikurse të gjitha institucionet e vendit në tërësi janë jo funksionale.“E vetmja zgjidhje për të dal vendi ynë nga kjo situatë, e në të cilën edhe praktikisht të gjitha institucionet janë jo funksionale, janë zgjedhjet e lira dhe demokratike.

Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi ka thënë se askush nuk do të duhej të priste nga Vetëvendosje diçka ndryshe përveç një pozicionimi kundër kësaj Qeverie, qoftë edhe me mocion. Prandaj është e kuptueshme dhe i pritshëm qëndrimi i Lëvizjes, se do ta mundësojmë cilëndo shanse që të jepet për ta çuar vendin në zgjedhje si zgjidhje të problemeve. Legjitimiteti i kësaj Qeverie ka munguar qysh në fillim, por kjo qeveri përveç se jo legjitime është edhe jo legale, sidomos prej vendimit të Kushtetueses kur këtë qeveri e nxjerr shkelëse të kushtetutës me rastin e ‘Zajednicës’”, tha Selimi.

Kontrolloni gjithashtu

A. Vuçiq: Kryeministri Kurti, u detyra nga Gjermania e Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për lejimin e mallrave serbe

Për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në vetëm një pikëkalim kufitar në Merdare, presidenti …