leoni

BE: Hapja e Urës së Ibrit duhet të zgjidhet në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë

Insistimi i Qeverisë-Kurti për hapjen e Urës së Ibrit është përballur me kundërshtim të bashkësisë ndërkombëtare

Insistimi i Qeverisë-Kurti për hapjen e Urës së Ibrit është përballur me kundërshtim të  bashkësisë ndërkombëtare. AtA të cilët kanë kërkuar edhe një hap shtesë, një diskutim të ri në dialogun Kosovë-Serbi. Një gjë të tillë po e kërkon edhe misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR. Një zyrtar i KFOR-it në një përgjigje për Telegrafin se “nuk duam të spekulojmë për ndonjë skenarë në të ardhmen në rast të hapjes së kësaj ure dhe largimit të pranisë së saj nga ura mbi lumin Ibër. Qëndrimi ynë për këtë çështje ka qenë i qartë, transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës. Çdo vendim në lidhje me hapjen e urës kryesore mbi lumin Ibër duhet të merret në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …