Përpjekjet, që po bën një segment politik vendimmarrës i faktorit ndërkombëtar, për të mos lejuar shkëputjen e natyrshme të Kosovës nga hegjemonizmi dhe kolonializmi serb, janë përpjekje jo vetëm hileqare, por mbi të gjitha janë përpjekje të panatyrshme, hipokrite dhe në esencë antinjerëzore e antidemokratike.
Përse nuk e shohin dhe nuk e kuptojnë këta diplomatë, që shqiptarët dhe serbët nuk kanë asgjë të përbashkët, përveç armiqësisë së tyre 13 shekullore? Nuk qenka e mundshme të jetojnë së bashku, ta zëmë, kroatët dhe serbët, edhe pse kanë vetëm një tipar dallues, madje vetëm një segment të një tipari dallues fetar, meqë serbët janë ortodoksë e kroatët katolikë, por të dyja palët janë të krishterë.
Dhe përderisa nuk detyrohen të jetojnë së bashku serbët e kroatët që e kanë të përbashkët gjuhën, kulturën, historinë, traditat, letërsinë, paragjykimet, këngët, etnopsikologjinë dhe shumë elemente të tjera, kombëtare, fetare e gjuhësore, bëhen përpjekje të panatyrshme, që shqiptarët të detyrohen të jetojnë me serbët, të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët, as gjuhën, as fenë, as traditën, asnjë segment bashkues përveç armiqësisë disa shekullore. Nuk po flasim këtu për ndonjë kumbari dhe vëllamëri, që ka ndodhur, dhe si e tillë në etapa të caktuara historike ka dhënë edhe rezultate, sidomos në periudhën e të ashtuquajturit bashkim vëllazërim dhe bashkëjetesë të shqiptarëve me popujt sllavë.
Nuk bëka të jetojnë bashkërisht as serbët me boshnjakët, të cilët përveç fesë kanë të përbashkët të gjitha elementet e tjera kombëtare, gjuhësore, historike, kulturore dhe etnopsikologjike. Me serbët nuk duan të jetojnë as malazezët, që nuk kanë asnjë tipar dallues, as sa i përket fesë, as sa i përket gjuhës, as historisë dhe asnjë element tjetër, që i dallon. Nuk duan të jetojnë me serbët, as magjarët, as myslimanët, as kroatët, as sllovenët, as pjesëtarët e kombit hibrid bullgaro-maqedon, as malazeztë, ndërsa disa qarqe evropiane bëjnë përpjekje që shqiptarët të detyrohen të jetojnë me serbët.
Këto pretendime janë tërësisht të çoroditura, nëse me këtë nuk synohet të restaurohet armiqësia deri në shfarosje e këtyre dy popujve. Serbët, mbase e dinë se nuk ekziston asnjë segment që i bashkon me shqiptarët, por ja që serbët janë mësuar të jenë sundimtarë të shqiptarëve për afër një shekull dhe sikur nuk duan të heqin dorë nga kjo. Ata, ende i vajtojnë do lidhje të forta, që i kanë pasur dikur me disa shqiptarë, të cilët i identifikonin si: “poshteni shqiptari” “shqiptarë të ndershëm”. Kishte nga këta “shqiptarë” që vrisnin dhe denonconin vëllezërit e tyre, për t’iu shërbyer serbëve. Serbët ende mendojnë se në Kosovë ka politikanë të kalibrit të Ali Shukriut, Sinan Hasanit, Mehmet Cikulit-Maliqit, Rrahman Morinës, Xhevdet Hamzës dhe të tillëve. Ata mbështeten në faktin se rreth 550 mijë shqiptarë disponojnë letërnjoftimet dhe pasaportat e shtetit serb. Ata, mbështetën edhe në të gjithë dëshmitarët shqipfolës, të cilët kanë dëshmuar dhe aktualisht po dëshmojnë kundër luftëtarëve të lirisë. Janë këto disa të dhëna reale, që tregojnë se serbëve nuk iu bën zemra të heqin dorë nga Kosova, nga nostalgjia e tyre e panatyrshme për Kosovën, ndërsa sa i përket lotëve të krokodilit, që ata lëshojnë për kishat e manastiret, ata që e njohin mirë kombin dhe racën serbe, e dinë po ashtu se mëngjesi i çdo serbi fillon me një të sharë drejtuar Zotit, Krishtit, Shënmrisë dhe të gjithë shenjtorëve.
Mirëpo, është një lidhje tjetër e serbëve për vendin tonë. Qysh prej vitit 1913 kur ata i pushtuan me forcë këto troje, duke qenë të përkrahur nga Rusia cariste, nga Franca, nga Italia e shtete të tjera të Evropës e deri në ditë tona, Kosova ka qenë burim i të ardhurave financiare, burim i pasurimit dhe shfrytëzimit kolonialist për të gjitha regjimet serbe. Ata kanë uzurpuar miliona hektarë tokë të shqiptarëve, sipas reformave të ashtuquajtura agrare, kanë prishur 80 për qind të pasurisë së shqiptarëve, jo vetëm në Kosovë por kudo në viset e pushtuara dhe kanë jetuar më mirë se në cilindo vend të Serbisë. Edhe sot shtëpitë të cilat Qeveria u ka ndërtuar serbëve, me para nga buxheti i Kosovës, ata ua shesin shqiptarëve dhe kërkojnë sërish të kthehen në Kosovë, meqë UNMIK-ut dhe Habitati sa çil e mëshim sytë iu jep shtëpi, pronë apo banesë. Kjo është ajo, që i mbanë shumë serbë të lidhur, sikur me kërthizë, për Kosovën. Nuk kanë serbët kurrfarë nostalgjie për kishat ortodokse, sepse ato kisha e manastire të mbetura shkret, në shenj respekti për fenë e të parëve, i kanë ruajtur jo serbët, por vetë shqiptarët, në disa shekuj të fundit. Nuk kanë serbët nostalgji për toponimet dhe patronimet, me të cilat është mbushur Kosova, sepse ata e dinë mirëfilli se ato toponime dhe patronime janë ngjitur përdhunisht, me qëllime të caktuara politike, ashtu sikurse bëmë ne pas dëbimit të forcave serbe nga Kosova, kur ndërruam shumicën e toponimeve të dhunshme serbe.
Të gjitha atë që mendojnë se mund të jetojnë së bashku serbët e shqiptarët, por nuk mund të jetojnë së bashku sllovenët, malazezët e kroatët me serbë, ose janë të marrë, ose për shkaqe të caktuara, për ne jo aq të njohura, hiqen si të tillë.
Shqiptarët me serbët për një kohë të gjatë nuk do mund të jetojnë as si fqinj të mirë. Duhet kohë e gjatë për të kaluar dhe për t’i shëruar plagët, dhunën që ka ushtruar Serbia kundër shqiptarëve, pa përjashtuar edhe ndonjë dhunë që kanë ushtruar shqiptarët kundër serbëve, kur u është dhënë mundësia. Edhe serbët, të cilët në rrethana të caktuara janë bërë pre e shqiptarëve, nuk do të na falin lehtë, aq më tepër, nuk do të na falin edhe për faktin se ne ua kemi prishur mitet e rrejshme, kemi demaskuar platformat e tyre antishqiptare, jo vetëm me gjuhën e fakteve e të argumenteve historike, por edhe me tytat e kallashëve. A.Q.