Inspekcioni sërish kërkon ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin e objektit në qendër të qytetit të Vitisë

Autoritetet komunale, respektivisht Drejtoria e Inspeksionit në Viti, në orët e paradites, kanë kërkuar sërish ndërprerjen e punimeve në mbindërtimin që po bëhet në objektin e ish-Blu Sky-it në qendër të qytetit të Vitisë. Vendim për ndërprerje të punimeve, komuna e Vitisë pati marrë edhe më parë dhe kishte vendosur shiritat dhe shenjat si masë parandaluese të punëve, më konkretisht me 1 mars, por kjo masë nuk është përfillur nga pronarët e këtij objekti që kanë vazhduar me punimet. Sot ndërkaq, në orët e mëngjesit, edhe ishte bllokuar rruga kryesore e qendrës së Vitisë, për shkak të betonimit të katit të sipërm të këtij objekti, ku edhe ishte dëmtuar një shtyllë e ndriçimit publik dhe kishte mbetur sasi betoni ne rrugë, me ç’rast, pas kërkesës së kryetarit të komunës, ata kanë pastruar terrenin dhe u zotuan se do te rregullojnë llambat e thyera. Kjo ka bërë që në vendin e ngjarjes së bashku me policinë dhe inspektorët, të dal edhe kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti. Kryetari Haliti, është shprehur se komuna e Vitisë do ta ndërmarrë gjitha masat që të mos lejoj të ndodhin mbindërtime pa leje, kudo qofshin ato. Drejtori i Inspeksionit, Skender Ahmeti, është shprehur se kjo drejtori ka ndaluar vazhdimin e punimeve pa leje në ish objektin restorant “Blue Sky” në qytetin e Vitisë dhe ka bërë me dije se punimet në mbindërtimin e këtij objekti, po zhvillohen pa marrë leje paraprake nga organet kompetente. Po ashtu, ai potencoi se për këtë rast, por edhe rastet e tjera, vazhdimisht institusionet komunale të Vitisë, kanë marrë masa ligjore duke dërguar lëndët për kundërvajtje në Gjykatën Themelore dhe kallëzim penal në Prokurori.

Kontrolloni gjithashtu

Për shkak të punimeve me 22 dhe 23 prill bllokohen rrugët “Xhevat Kasapi” dhe “Muharrem Dina”

Komuna e Rahovecit përmes një postimi në faqen zyrtare të saj në facebook, njofton qytetarët …