Inspektohen punimet në rrugën “Sali Çekaj”

Në mesditë, Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu i shoqëruar edhe nga nënkryetari i Komunës, Naim Ferati, drejtori i Drejtorisë së Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dhe drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, Arben Halili kanë inspektuar punimet që po bëhen në asfaltimin e rrugës “Sali Çekaj”, rrugë kjo e rëndësisë së veçantë për komunitetin dhe këtë zonë në përgjithësi. Gjatë këtij inspektimi, punëkryesit njoftuan hollësisht Kryetarin e Komunës Agim Aliu, për evoluimin e këtij projekti, ritmin e punës dhe punët e përfunduara. Me këtë rast, edhe Kryetari i Komunës, Agim Aliu u shpreh i kënaqur me dinamikën e punës dhe cilësinë e punimeve duke theksuar se Komuna e Ferizajt është e vendosur që çdo projekt infrastrukturor ta mbikëqyrë vazhdimisht, veçanërisht në cilësinë e punimeve për të siguruar përfundimin me kohë, të plotë e sipas standardeve të projekteve infrastrukturore të filluara.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …