INSPEKTOHEN SEGMENTET RRUGORE ME RRËSHQITJE TË DHEUT

Ministria e Infrastrukturës, respektivisht zëvendësministri Rexhep Kadriu dhe Inspektorati i Ministrisë, inspektuan disa prej segmenteve rrugore në të cilat ka pasur shembje të dheut, si pasojë e shkrirjes së borës dhe reshjeve të shumta të shiut ditëve të kaluara. Destinacioni i parë i inspektimit ishte tuneli i rrugës N2 në Mitrovicë. Aty zv\ministër Kadriu dhe Inspektorati i Ministrisë, së bashku me Menaxherin Rajonal të Mitrovicës Agron Beshiri, u njoftuan për së afërmi me gjendjen në të cilën ndodhet ky tunel dhe dëmet që kanë shkaktuar reshjet e shiut. Duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët për gjendjen e cila është krijuar, zv\ministri Kadriu tha se Ministria e Infrastrukturës do të marrë masat e duhura këtyre ditëve, në mënyrë që të sigurohet sa më parë infrastruktura rrugore në këtë pjesë. Zv\ministër Rexhep Kadriu së bashku me Inspektoratin e Ministrisë, inspektuan edhe rrugën pranë liqenit të Ujmanit në Zubin Potok, përkatësisht në veri të vendit, rrugë kjo e cila u përball me shembje të dheut nga moti jo i favorshëm atmosferik. Kadriu deklaroi se do të merren masat e duhura për siguri në komunikacion dhe që situatat emergjente si kjo, do të menaxhohen sa më shpejtë që është e mundur. Duke qenë se siguria dhe menaxhimi i rrugëve janë kompetencë e Ministrisë së Infrastrukturës, inspektimet treguan që Ministria e Infrastrukturës do të jetë çdoherë e gatshme konform problemeve. Qeveria Haradinaj dhe Ministria e Infrastrukturës, e udhëhequr nga ministri Pal Lekaj, i trajton të gjitha rajonet njëjtë dhe si një territor të vetëm. Këtë e dëshmon më së miri edhe fakti që zv\ministër Rexhep Kadriu, e vizitoi edhe rrugën që ka rrëshqitur në veri të vendit. Kjo është hera e parë që rrugët në veri të vendit vizitohen nga Kabineti i Ministrit të Ministrisë së Infrastrukturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …