INSPEKTORATI I PUNËS konstaton shkelje ligjore dhe parregullësi  me rastin e degradimit të Kyetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha,

 

INSPEKTORATI I PUNËS konstaton shkelje ligjore dhe parregullësi  me rastin e degradimit të Kyetarit të Sindikatës, Fadil Hoxha, duke  kërkuar nga RTK që brenda tetë ditëve t’i evitojë ato.

 

Inspektorati i Punës në Raportin Zyrtar me numër 01/08-03/2023 ka konstatuar se me rastin e degradimit të Kryetarit të Sindikatës së Pavarur të RTK-së Fadil Hoxha, Radiotelevizioni i Kosovës ka kryer këto parregullsi:

  1. Nxjerrja e vendimit për degradim  është bërë nga pala e cila është inicuese dhe në të njejtën kohë edhe palë në procedurë.
  2. Punëdhënësi ka sistemuar/ ulur në pozitë jashteligjshëm kryetarin Hoxha në një pozitë pune e cila nuk është në harmoni me shkollimin dhe aftësistë e tij profesionale.
  3. Vet akti i brendshëm/katalogu i vendeve të punës i RTK-së është i jashtligjshëm.

Këto parregullsi të Menaxhmentit të RTK-së sipas Inspektoratit të Punës janë në kundërshtim me:

  1. Rregulloren Nr. 0736/18 paragrafi 4 lidhur me dispozitën e Ligjit të Punës 03/L-2012 neni 86, paragrafi 1, nënparagrafi 1.1, lidhur e nenin 29, paragrafit 1, nënparagrafit 1.3 të               ligjit 05/L-031.
  2. Ligjin e Punës 03/L-2012 neni 85, paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, paragrafit 2 lidhur me nenin 11, paragrafi 1, nënparagrafi 1.2.
  3. Ligjin e Punës Nr. 03/L-2012 neni 4, paragrafi lidhur me nenin 11, paragrafi 1.2.

Inspektorati i Punës kërkon nga RTK që brenda afatit tetë ditor t’i evitojë të gjitha parregullsitë e konstatuara nga IP-ja dhe për këtë ta njoftoj Inspektoratin e Punës.

Kontrolloni gjithashtu

Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor

Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë,  më 11 …