Drejtoria e Inspektoratit në komunën e Malishevës pas dhënies së urdhëresave për largim të panove reklamuese, të disa bizneseve që këto reklama i kanë pasur në rrethrrotullim të Malishevës, sot në bashkëpunim me Drejtorinë e Shërbimeve Publike u bë largimi apo heqja e reklamave. Drejtoresha e Drejtorisë së Inspektoratit, Besartë Kryeziu- Ramaj u zotua se do të merremi edhe me aktivitete tjera në të ardhmen të kësaj fushe, për të gjithë operatorët të cilët nuk zbatojnë urdhëresat, do të iniciohen procedurat sipas ligjit.