Inspektorati Policor i Kosovës
ka njoftuar se sot në veri të Mitrovicës ka hapur zyrën, e cila do të merret me
hetimin e shkeljeve ligjore nga ana e pjesëtarëve të Policisë. Qytetarët e kësaj
pjese do të kenë mundësi t’i drejtojnë ankesat e tyre çdo ditë pune nga ora
9:00 deri në orën 15:00. Kjo është zyra e tretë rajonale e Inspektoratit
Policor e hapur brenda këtij viti, pas asaj në Gjilan dhe Prizren.
Kontrolloni gjithashtu
Berat Rukiqi: Qeveria po e vazhdon përdorimin e parasë publikë për blerje të votave
Duke komentuar vendimin e kryeministrit, Albin Kurti për ndarjen e shumës prej 100 euro për …