Inspektorati Policor i Kosovës është duke shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës, nga veriu i vendit në takim me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku u diskutua për vendimin e Qeverisë e Kosovës që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë. Zëdhënësi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Arbër Beka ka thënë se është njoftuar zyrtarisht për këtë çështje dhe se në kuadër të kompetencave dhe autorizimeve ligjore është duke e shqyrtuar çështjen e pjesëmarrjes së eprorëve të Policisë së Kosovës në takim me Presidentin e Serbisë”, ka thënë ai. Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në Serbi, është mbajtur më 22 mars, ndërsa në mbledhje u raportua se kanë marrë pjesë edhe pesë eprorë të Policisë së Kosovës në veri të vendit. Në atë mbledhje të serbëve ishin: Shefi i Hetimeve Rajonale në Mitrovicën Veriore, Nenad Simiq, Komandanti i stacionit policor në Mitrovicën Veriore, Goran Zivkoviq, Igor Vukadinoviq nga Stacioni policor në Leposaviq, komandanti i stacionit policor në Zubin Potok, Zvezdan Milivojeviq si dhe Shefi i Hetimeve në Zveçan.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …