Inspektorati i Skenderajt konfiskon dhe asgjëson mallëra të kontrabanduara dhe me afat të skaduar

Përkushtimi i Nënkryetarit të Komunës së Skenderajt Fadil Nura për të mbrojtur jetën e qytetarëve të Skenderajt ka bërë që Drejtoria e Shërbimeve Publike Njësia e Inspektoratit të shtojë aktivitetin inspektuese, veçanërisht në kontrollin e ushqimeve të kosnumit të përditshëm. “Jeta e qytetarëve të Skenderajt dhe cilësia e ushqimit që konsumojmë është gjëja më e vlefshme, prandaj Komuna e Skenderajt do të kujdeset në mënyrë sistematike për këtë çështje”, tha z. Nura.  Çdo ditë në Skenderaj janë duke u realizuar aksione të kontrollit nepër dyqanet që shesin produkete ushqimore dhe ato të konsumit të përditshëm. Në vazhdën e këtyre aktiviteteve Inspektoriati komunal në bashkëpunim me kompaninë “Uniteti” kanë asgjësuar një sasi mallërash. Këto mallëra janë konfiskuara pasi kanë qenë të kotrabanduara nga Serbia, një pjesë e tyre janë produkete me afat të përdorimit të skaduar dhe po ashtu mallëra të dëmtuar që nuk i plotësojnë standardet për konsumim të qytetarëve. Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura apelon te qytetarët e Skenderajt që të bashkëpunojnë në ruajtjen e shëndetit të të gjithëve. Raportimi për parregullsi në shitjen e produkteve ushqimore ndihmon shumë në mbrojtjen e shëndetit të të gjithëve. Lutën qytetarët e Skenderajt që në çdo moment që hasin produkte me afat të skaduar, apo vërejnë parregullësi në shitjen e tyre të lajmërojnë në Inspektorat. Të dhënat e raportuesit do të mbetën konfideciale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …