leoni

Dr. Sc. Vildana Goga-Çmega: Kanceri i gjirit dhe masat preventive 

Instalacioni JETA/VITA, mbahet 30 tetor 2021, në ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, njofton Fondacioni Jahjaga

Qendra Kosovare për Luftimin e Kancerit të Gjirit JETA/VITA në mbështetje të Fondacionit Jahjaga dhe në bashkëpunim me Agjencinë për Barazi Gjinore, do të përmbyllë aktivitetet e shënimit të muajit të kancerit të gjirit, të shtunën përmes një instalacioni në objektin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Instalacioni që përbënë një material ngjyrë rozë i cili do të lëshohet nga ndërtesa e Qeverisë së Republikës së Kosovës do t’i shërbejë vetëdijiësimit të përgjithshëm për rëndësinë e kujdesit dhe kontrollave të rregullta në diagnostifikim të hershëm të kancerit të gjirit. Marshi tradicional këtë vit nuk do të zhvillohet për shkak te masave në zbatim për mbrojtje ndaj pandemisë. Pjesëmarrës në lansimin e këtij instalacioni do të jenë: Znj. Atifete Jahjaga, Presidente e Kosovës (2011-2016), Znj. Nafije Latifi, udhëheqëse e Jeta/Vita dhe Znj. Edi Gusia, Kryeshefe Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore.  Instalacioni  mbahet 30 tetor 2021, në ora 11:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, njofton Fondacioni Jahjaga.

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …