Institucionet e Kosovës kanë paralajmëruar procedurat për themelimin e një gjykate, për gjykimin e krimeve serbe në Kosovë. Kohë më parë, ishte paralajmëruar themelimi i një departamenti në Kosovë që do të merrej me rastet e dyshuara të krimeve të luftës, ndërkohë që së fundit, po flitet edhe për tribunal ndërkombëtar, pavarësisht faktit se një kompetencë të tillë e ka vetëm Organizata e Kombeve të Bashkuara. Për 186 masakra të kryera në Kosovë e për mijëra të vrarë nga forca serbe gjatë viteve 1998-99, institucionet e Kosovës do të kërkojnë drejtësi, ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Ai tha se tashmë ka nisur konsultat dhe procedurat të cilat shumë shpejt do të rezultojnë me hapa konkretë drejt formimit të Gjykatës Ndërkombëtare për krimet dhe gjenocidin që Serbia ka kryer në Kosovë. Ky tribunal, do të jetë ndërkombëtar dhe do të gjykojë të gjithë ata që kryen krime në Kosovë. Sipas tij, krimet dhe masakrat e kryera nga Serbia në Kosovë, janë të përmasave të gjenocidit.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …