leoni

Institucionet komunale i ndanë mirënjohje punëtorëve arsimor që u pensionuan gjatë muajve të fundit

Në shenjë falënderimi për kontributin e dhënë në fushën e arsimit, udhëheqja komunale e Vitisë, ka pritur në takim, punëtorët arsimor të cilët kanë kaluar në moshën e pensionimit përgjatë periudhës tre mujore, sa ishim në situatën pandemike. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, u ka shprehur falënderim atyre për kontributin e dhënë me decenie, në edukimin e brezave të tërë e në periudha të ndryshme. “Respekt për këtë kontribut tuajin dhe falënderim i sinqertë për gjithë punën tuaj. Ju dëshiroj shëndet e ta gëzoni pensionimin, ndërkaq respekti institucional ndaj jush do të jetë maksimal e nuk do të mungoj asnjëherë”, u shpreh kryetari Haliti. Në këtë takim, u falënderuan 5 punëtor arsimor, profesor e arsimtar dhe një punëtor i stafit teknik.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …