Institucionet komunale reagojn ndaj gjendjes së krijuar energjetike në komunën e Vitisë dhe nderprerjet e shpeshta pa paralajmërim

Institucionet komunale të Vitisë, shprehin indinjaten me gjendjen aktuale të furnizimit me energji elektrike ditëve të fundit në këtë komunë. Ndërprerjet e shpeshta të energjisë dhe pa paralajmërim, kanë rënduar në masë punën e Institucioneve për shërbime të qytetarëve, e posaçërishit kur jemi në prag të festave të fundvitit dhe kur kemi fluks të mërgimtarëve që po vijnë për pushime. Institucionet komunale të Vitisë, respektivisht Zyra e kryetarit të komunës Sokol Haliti, reagon ashpër ndaj kësaj gjendje të krijuar energjetike në komunën e Vitisë dhe apelon tek përgjegjësit e Kompanisë KEDS, që të jenë të përgjegjshëm ndaj qytetarëve dhe për këtë qëllim, madje do të rishqyrtojn bashkëpunimin me këtë kompani. Zyra e kryetarit të komunës, paralajmëron një takim urgjent me përgjegjësit e kompanisë KEDS, rreth gjendjes së fundit të krijuar, sidomos ndërprerjet e shpeshta të energjisë elektrike në qytetin e Vitisë dhe lokalitetet e saja.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …