leoni

Institucionet komunale të Vitisë bashkë  me mekanizmat tjerë të gatshëm për shënimin e Ditës së Zojës së Madhe

Me qëllim të përgatitjeve sa më të mira për shënimin e “Ditës së Zojës së Madhe”, që mbahet në Letnicë me 14 dhe 15 gusht, Institucionet komunale të Vitisë, janë mobilizuar bashkë me mekanizmat tjerë, si Policinë e Kosovës, Drejtoritë komunale, Kompanitë “Eco Higjiena” e “Hidromorava”, Njësinë e “Zjarrfikësve”, Qendrën kryesore të Mjekësisë Familjare etj, në mbarëvajtjen e këtij Manifestimi. Me këtë rast, është hartuar edhe plani i veprimit, ku janë përcaktuar përgjegjësit e të gjithë mekanizmave të përfshirë në këtë aktivitet. Në bazë të këtij Plani, Institucionet komunale obligohen që të ofrojnë shërbimet e nevojshme, të cilat kërkohen. Në mbledhjen e mbajtur nga përfaqësuesit e të gjithë mekanizmave, u theksua se përgatitjet për shënimin e këtij manifestimi janë në përfundim e sipër për organizimin sa më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …