Institucionet komunale të Vitisë bashkëndjejnë dhembje për ngjarjet e fundit në Shqipëri

Institucionet komunale të Vitisë, kanë shprehur ngushëllime familjeve të viktimave të tërmetit që ndodhi në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, është shprehur se qytetarët e Vitisë, bashkëndjejnë dhembje me familjarët e viktimave dhe të lënduarve të tërmetit. Njëkohësisht, kryetari Haliti u shpreh i gatshëm që krahas nevojave të kërkuara, të iu dal në ndihmë të prekurve nga qytetet e prekura nga tërmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Formohet Fondi për shpërblimin e raportimeve për ndotje të mjedisit

Me moton Raporto, shpërblehu, ndihmo mjedisin, Kryetari i Komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi  ka …