Komuna e Vitisë, po vazhdon aksionet për pastrimin e gjithë territorit të saj. Me këtë rast sot në fshatin Smirë është larguar një deponi ilegale e mbeturinave. Institucionet komunale të Vitisë, ju bëjnë thirrje qytetarëve ta ruajnë ambientin pasi që kjo është në interesin e të gjithë qytetarëve pa dallime. Përndryshe aksionet e tilla të pastrimit janë zhvilluar edhe në disa lokalitete tjera të kësaj komune, ku përveç pastrimit janë larguar edhe deponi ilegale të mbeturinave.