Ministria e Brendshme në Maqedoni nuk ka bërë të ditur nëse kanë filluar hetimet për rastet e keqtrajtimit të pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës. Mediet shqiptare në Maqedoni mësojnë se Prokuroria Publike ka nisur para disa muajsh një hetim për gjashtë persona të keqtrajtuar nga Policia. Avokati, Naser Raufi ka kërkuar që urgjentisht të merren masa ndaj policive të njësive speciale që kanë maltretuar pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Ndërkohë, zyra e Komitetit të Helsinkit në Shkup bën të ditur se rastet e torturimit të të akuzuarve në Maqedoni po shtohen dhe për të njëjtat nuk po merret asgjë nga ana e institucioneve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …