Në prag të vitit të ri, zëvendësit e Avokatit të Popullit, znj. Edona Hajrullahu dhe z. Mehdi Geci, vizituan Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve (QMGF) cila është strehimore për strehimin e viktimave të dhunës në familje, me nivele të ndryshme të rrezikshmërisë. Përfaqësuesit e IAP, u interesuan për punën dhe gjendjen e QMGF-së, duke iu përkujtuar gatishmërinë e IAP-së për përkrahje të QMGF-së, cila strehon një kategoritë rëndë të viktimave të dhunës në familje. Në këtë drejtim është theksuar se IAP-i, është duke i bërë hetimet gjithëpërfshirëse ndërlidhur me problemin e dhunës në familje dhe se do të del menjë raport me rekomandime për institucionet përkatëse të cilët janë përgjegjës për përmirësimin e kushteve në këto qendra të strehimit si dhe nevojën e vetëdijesimit të shoqërisë për parandalimin e dhunës në familje.
Gjatë kësaj vizite, Drejtoresha e QMGF -së, znj. Zana Hamiti, informoi zëvendësit e Avokatit të Popullit, për punën dhe sfidat me të cilat ballafaqohet ky qendër. Sipas drejtoreshës së QMGF-së, problemi kryesor është financimi i shërbimeve të qendrës, cila shpreson se pas licencimit nga Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale (MPMS) financimi i shërbimeve të QMGF-së do të përmirësohet, dhe të ketë financim buxhetor, për të cilën nëpërmjet Rrjetit të Grave është bërë kërkesa buxhetor në institucionet përkatëse për vitin 2019. Ajo theksoi se deri më tani burimet kryesore të financimit janë disa institucionet ndërkombëtare që përkrahin projektet e QMGF-së si dhe iniciativat humanitare të individëve.
Duke folur për shërbimet e Qendrës Znj. Hamiti, tregoi se nga dhjetori të viti 1999 në këtë qendër janë strehuar afër 1500 viktima të dhunës, ndërsa për momentin kapaciteti i strehimores me karakter të tipit mbyllur është për 19 viktima. QMGF-ja ofron shërbime jo vetëm për viktimat nga Prishtina, por edhe nga komunat që i takojnë regjionit të Prishtinës, por në rast nevoje edhe nga komunat tjera.