Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonalë e botërorë nga shtetasit e Kosovës. Në bazë të statistikave të kryera nga janari deri në shkurt të këtij viti, Joe Biden është lideri më i pëlqyer, me 65 për qind. Pas Bidenit, radhitet presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, i cili ka marrë 40 për qind. I treti në këtë sondazh është kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Sipas këtij instituti, Kurti pëlqehet nga 40 për qind e qytetarëve të Kosovës. Pas Kurtit, me 38 për qind, i katërti radhitet kryeministri britanik, Boris Johnson.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …