Instituti D4D fton opinionin e gazetaret n[ tryezën diskutuese me temën “Fushata zgjedhore në llupë: A e kërcënojnë integritetin zgjedhor çrregullimet e informacionit?”, NESËR më 09 dhjetor 2021 nga ora 14:00 në “Hotel Prishtina”, Prishtinë. Kjo tryezë organizohet në kuadër të projektit “Luftimi i dezinformatave dhe rikthimi i besimit të qytetarëve në media”, që mbështetet nga NDI dhe USAID në Kosovë.
Marrë parasysh prezencën e çrregullimeve të informacionit në mjedisin medial në Kosovë Instituti D4D ka monitoruar mediat online dhe rrjetet sociale gjatë fushatës zgjedhore zyrtare në raundin e parë dhe të dytë, për Zgjedhjet Lokale 2021. Qëllimi i këtij monitorimi ishte identifikimi i lajmeve të pavërteta, të manipuluara, gjuhës së urrejtjes dhe mizogjiniste të cilat ndikojnë në cenimin e integritetit zgjedhor. Krahas kësaj ky monitorim gjithashtu ka për qëllim informimin e publikut rreth çrregullimeve të informacionit dhe rëndësisë së verifikimit të lajmeve.
Në këtë tryezë do të diskutohen të gjeturat kryesore të monitorimit nga mostra në gjuhën shqipe dhe serbe, ndërsa së shpejti do të publikohet hulumtimi me të gjitha të gjeturat që kanë karakterizuar mjedisin medial online gjatë fushatës zgjedhore. Përmes këtij diskutimi synojmë të jepen rekomandime dhe konkluzione të cilat do të jenë pjesë e raportit final.