leoni

Instituti Demokrati i Kosovës, mbajti sesionin një-ditor trajnues, me  liderët e Këshillave Lokal të fshatrave të Komunës së Malishevës

Instituti Demokrati i Kosovës, mbajti sesionin një-ditor trajnues, me  liderët e Këshillave Lokal të fshatrave të Komunës së Malishevës, që ka për synim, fuqizimin e rolit të Këshillave Lokal në politikë-bërjen lokale.

Pika qendrore e punëtorisë, si objektiva bazike përmbante, rritjen e kapaciteteve të Këshillave Lokal të Komunës së Malishevës, nisur nga pasqyrimi i konceptit dhe roli i Këshillave Lokal në proceset vendimmarrëse, detyrat dhe përgjegjësitë e Këshillave Lokal(KL), roli dhe mundësitë e Këshillave Lokal, në monitorimin e shërbimeve publike politike, fuqizimin e kapaciteteve të udhëheqjes brenda anëtarëve të Këshillave Lokal.

Të njihen me rolin dhe funksionimin e komiteteve, që veprojnë në Komunë, Drejtorive Komunale, për procesin e planifikimit të buxhetit komunal. Këshillat Lokal si potencial i  brendshëm, ndihmon drejtpërdrejt në përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, me kërkesat që u adreson organeve përgjegjëse komunale dhe rritë ndikimin në zhvillimin ekonomik, infrastrukturë si: kanalizime, ujësjellës, mjedisit publik, por edhe në fushën e kulturës, rinisë dhe sporteve, rritë bashkëpunimin mes organeve komunale, kërkon llogaridhënie dhe jep llogari para qytetarëve. Instituti Demokrati i Kosovës, mbajti sesionin një-ditor trajnues, me liderët e Këshillave Lokal të fshatrave të Komunës së Malishevës, që ka për synim, fuqizimin e rolit të Këshillave Lokal në politikë-bërjen lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …