IDK analizoi dy kontrata të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës për furnizim me oksigjen

Instituti Demokratik i Kosovës e konsideron situatë shumë kritike dështimin e Kuvendit në dy sesionet e këtij viti

Violeta Haxholli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se partia në pushtet duhet të mundësojë debatin që kërkon opozita Situatën e javëve të fundit në Kuvend. Ajo thotë se që nga sesioni pranveror seanca të shumta kanë dështuar, e që njëjtë thotë se po vazhdon edhe në sesionin vjeshtor. Javët e fundit kemi një situatë kritike në kuvend edhe ashtu kemi pasur një mosfunksionim të duhur të kuvendit pothuajse tërë vitin, që nga sesioni pranveror, seanca të shumta që kanë dështuar në mungesë kuorumi dhe ligje të pakta që janë miratuar gjatë këtij viti. Kështu filloi edhe sesioni vjeshtor, tri seanca që u mbajtën asnjëra prej tyre nuk a arritur të përfundojë suksesshëm dhe tani janë mbi 20 pika të rendit të ditës që po presin trajtimin nga ana e kuvendit janë edhe rreth 50 projektligje që duhet të miratohen nga kuvendi përfshirë edhe marrëveshje të shumta ndërkombëtare,” tha Violeta Haxholli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Betim Gjoshi: Hipokrizia e radhës e qeverisë është sot kur Albin Kurti bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi

Betim Gjoshi: Albin Kurti i shqetësuar nga ekspozimi i koordinimit me Listën Serbe dhe me Millan Radoiçiqin

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për lidhje …