Instituti Demokratik i Kosovës ka theksuar se dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një dinamikë të re pas intensifikimit të vizitave të emisarëve specialë nga ShBA-ja dhe BE-ja. Nga deklarimet e emisarit Gabriel Escobar për përkrahjen e ShBA-ve ndaj të ashtuquajturit propozim ‘franko-gjerman’, tashmë është konfirmuar ekzistenca e një propozimi konkret që u është ofruar palëve për arritjen e një marrëveshje. Këto dinamika të reja janë duke u karakterizuar nga mungesë e theksuar e transparencës nga institucionet kosovare. Presidentja dhe kryeministri i vendit ende nuk janë deklaruar lidhur me përmbajtjen dhe qëndrimin e Kosovës karshi këtyre zhvillimeve dhe propozimeve”, është thënë në komunikatën e KDI-së. Instituti kërkon nga qeveria që në kuadër të kompetencave të saj, të kërkojë mbajtjen e një seance parlamentare ku do të trajtoheshin detajisht zhvillimet e fundit në procesin e dialogut, si dhe qëndrimet e Kosovës ndaj tyre. Në të kundërtën, Kuvendi duhet që të ushtrojë funksionin mbikëqyrës me vetiniciativë, duke e ftuar kryeministrin në raportim”, është theksuar në komunikatën e KDI-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …