leoni

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të Kuvendit të Kosovës, me titullin: “Ligjvënia mes shumë sfidave”. Arbër Thaçi, hulumtues në KDI, gjatë interpretimit të të dhënave, tha se ky sesion është karakterizuar nga shumë të papritura dhe përmbajtje të llojllojshme, dhe ligjvënia gjatë kësaj periudhe u shoqërua me shumë sfida. “Gjatë këtij sesioni, Kuvendi zhvilloi 49 seanca në tërësi. Afërsisht gjysma e tyre ishin seanca plenare, ndërsa ngecja në trajtimin e agjendës parlamentare në vitin paraprak dhe aktual, së bashku me keq-planifikimin, shkaktoi nevojën për të zhvilluar një numër të madh të vazhdimeve të seancave. Përveç këtyre, u mbajtën edhe tetë seanca të jashtëzakonshme dhe dy seanca të karakterit solemn”, thuhet në njoftim. Kuvendi gjatë kësaj periudhe miratoi gjithsej 44 projektligje, 11 prej të cilave ishin marrëveshje ndërkombëtare. Nga këto, 17 projektligje ishin pjesë e planit legjislativ të Qeverisë për vitin 2023, ndërsa pjesa më e madhe e projektligjeve të miratuara, 27 projektligje, ishin të planit legjislativ të viteve paraprake 2022 dhe 2021. Sipas KDI-së Kuvendi përmbushi 13% të planit legjislativ 2023. Në anën tjetër, 14 projektligje ende presin miratimin në lexim të dytë, pasi janë miratuar vetëm në shqyrtim të parë gjatë këtij sesioni. Kjo dëshmon se deputetët kanë qenë të kujdesshëm për tu regjistruar për të marrë mëditjet, por kanë treguar papërgjegjshmëri në pjesëmarrje të rregullt në punimet e Kuvendit. Kjo është në kundërshtim me Aktgjykimet Gjykatës Kushtetuese dhe interesin publik, që i obligon deputetët që të marrin pjesë rregullisht në punimet e Kuvendit”, tha Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …