Shkollë

Instituti EdGuard: Vendimi për shtyrjen e fillimit të procesit mësimor duhet të mirë argumentohet

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë Covid-19. Njëra nga këto vendimet është edhe shtyrja e fillimit të mësimit deri më 26 shtator. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar. Lidhur me këtë ka reaguar Instituti EdGuard, ku thotë se këto vendime duhet mirë të argumentohen. Sipas tyre, mos komunikimi me komunitetin e shkollave ka shkaktuar hamendësime. Ndryshe, përveç shtyrjes së mësimit, Qeveria ka marr vendim që t’i mbyll edhe çerdhet.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …