Qeveria dhe Kuvendi

Instituti EPIK: Mos përmbushja e reformave pamundëson Statusin e Kandidatit

Me rastin e formimit të qeverisë aktuale në shtator të vitit 2017, Qeveria e Kosovës në programin e saj të votuar në Kuvendin e Kosovës, premtoj që deri në fund të vitit 2018 do të aplikoj për statusin e Vendit Kandidat të BE-së. Për më tepër, më 6 shkurt 2018, Qeveria deklaroj se “Viti 2018 do të duhej të jetë viti kur Kosova me punën dhe përkushtimin e saj, e fiton statusin kandidat dhe liberalizimin e vizave për qytetarët e saj.”

Sot, kur jemi afër tre-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së dhe dy-vjetorit të lansimit të Agjendës Evropiane të Reformave, Instituti EPIK vlerëson se institucionet tona kanë dështuar të zbatojnë reformat e parapara në agjendën evropiane të vendit tonë dhe të avancojnë perspektivën evropiane të Republikës së Kosovës. Po ashtu, vlerësojmë se institucionet tona kanë premtuar afatet jorealiste për marrjen e Statusit të Vendit Kandidat.

Sa i përket zbatimit të MSA-së, si një detyrim kontraktual me BE-në, zbatueshmëria e saj në vitin 2016 ka qenë 55%, në vitin 2017 ishte 62%, ndërsa deri në qershor të vitit 2018 zbatimi ka rënë në afro 13%.

Ndërsa, sa i përket zbatimit të Agjendës Evropiane të Reformave, përkundër vonesës prej një viti, institucionet nuk kanë arritur të përmbushin as gjysmën e prioriteteve të dakorduara.

Në këtë kontekst, Instituti EPIK vlerëson se dinamika drejt marrjes së Statusit Kandidat është kryekëput e lidhur me zbatimin e MSA-së dhe reformave kyçe në kuadër të Agjendës Evropiane të Reformave.

Ndërsa, sa i përket afateve të premtuara nga Qeveria për marrjen e Statusit Kandidat, duke marr për bazë përvojën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, konkludojmë se nga momenti i aplikimit deri tek marrja e Statusit Kandidat mesatarisht kërkohen 3 vite kohë. Sidoqoftë, duhet nënvizuar që para aplikimit për Statusin Kandidat, Kosova duhet të krijoj një mjedis të favorshëm politik dhe diplomatik brenda vendeve anëtare të BE-së, i cili do të lejon vlerësimin pozitiv të aplikimit për Statusin Kandidat.

Në fund, Instituti EPIK fton të gjitha institucionet që të rrisin angazhimet drejt zbatimit të MSA-së dhe krijimit të një mjedisi pozitiv për të mundësuar avancimin e vendit tonë në procesin e integrimit evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …