Emigrimi

Instituti EPIK trajton zhvillimet e fundit në lidhje me migrimin e qytetarëve të Kosovës drejt BE-së

Në periudhën 2008-2018, gjithsej 203,330 qytetarë të Kosovës kanë ikur nga Kosova dhe kanë bërë kërkesë për azil në Bashkimin Evropian (BE). Gjatë kësaj kohe po ashtu, 141,330 qytetarë të Kosovës të u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE. Sidoqoftë, që nga viti 2016, Kosova ka shënuar një rënie të konsiderueshme si në numrin e kërkesave për azil ashtu edhe në numrin e shtetasve të Kosovës që u gjetën ilegalisht të pranishëm në BE. Në fakt, viti 2018 ka qenë vit më trend më të mirë në të dyja kategoritë. Megjithatë, këto dy të dhëna përfaqësojnë 344,660 qytetarë të Kosovës të cilët kanë vendosur të ikin nga Kosova dhe të kërkojnë një jetë më të mirë në BE. Me fjalë të tjera, gati 20% apo 1/5 e popullsisë së Kosovës ka ikur nga Kosova. Për më tepër, këto të dhëna janë edhe më dramatike nëse shtohet kësaj edhe numri i qytetarëve të Kosovës që kanë migruar në BE përmes rrugëve tjera ligjore, siç janë lejet e punës.

 Shkaqet kryesore të cilat shtyjnë qytetarët e Kosovës drejt vendimit për të ikur nga vendi gjinden në pakënaqësinë e qytetarëve me gjendjen politike dhe ekonomike në vend, si dhe pritjet e tyre pesimiste për të ardhmen e Kosovës. Sipas pulsit të fundit publik të UNDP-së, 1/3 e të rinjve të Kosovës konsiderojnë se e ardhmja e Kosovës është në rrugën e gabuar. 73.5% e të rinjve nuk kanë ose kanë shumë pak pritje se do të gjejnë punë në gjashtë muajt e ardhshëm. 48% e të rinjve nuk besojnë që situata politike dhe ekonomike do të përmirësohet. Në këtë kontekst, të rinjtë e shohin migrimin si alternativën e tyre të vetme. 58% e të rinjve do të konsideronin migrimin në tre vitet e ardhshme. Nga ana tjetër vetëm 17.9% nuk do ta konsideronin migrimin si opsion.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …