Institucionet kryesore me fokus kërkimet historike në Prishtinë, Tiranë e Shkup, në bashkëpunim, organizojnë sesionin shkencor “Kosova 15 vjet pavarësi: sfidat dhe shtetndërtimi”. Sesioni shkencor mbahet në Prishtinë më 15 shkurt 2023. Midis një numri të madh propozimesh Këshilli organizator ka përzgjedhur ato më profesionale për referim. Bashkëngjitur programi dhe posteri i aktivitetit. Për studiuesit e tjerë dhe të interesuarit pjesëmarrja sigurohet përmes komunikimit me njërin prej institucioneve organizatore.
Dega e Historisë – Instituti Albanologjik Prishtinë
Instituti i Historisë “Ali Hadri” Prishtinë
Instituti i Historisë – IH / Albanian Institute of History
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup