Instituti i Kosovës për Drejtësi, deklaron se Qeveria e Albin Kurtit po ushtron presion ndaj organeve të drejtësisë

Instituti i Kosovës  për Drejtësi, kundërshton  presionin që Qeveria Kurti po ushtron ndaj organeve të drejtësisë. Astrit Kolaj, nga ky Institut  përmendi raportin,  i cili ka identifikuar deklarata të zyrtarëve shtetërorë që cenojnë sistemin e drejtësisë dhe mund të konsiderohen si ndërhyrje e drejtpërdrejtë. Kjo qeveri nuk ka arritur ta përmbushë premtimin e saj kryesor për punë dhe drejtësi, tha Kolaj, duke përmendur raste të shumta korruptive, si ai i ambalazhuesve të ujit, rezervave shtetërore dhe skandalin e Marin Berishajt. Kolaj theksoi gjithashtu se krahasuar me qeveritë e mëparshme, ka pasur një rritje të madhe të deklaratave që cenojnë institucionet e drejtësisë nga kjo qeveri. Sipas tij, organet qeveritare duhet të mbështesin financiarisht drejtësinë, në vend që të ndërhyjnë në pavarësinë e saj.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës e lëshojnë sallën e Kuvendit, nuk marrin pjesë në votime

Nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës

Pas dështimit të një pas njëshëm, nesër do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit …