Përmes një komunikate bëhet e ditur se të premten, më 23 nëntor në orën 18:00, në hapësirën e re të K2.0 do të organizohet një Bisedë e Shkurtër rreth trafikimit seksual në Kosovë. Çdo ditë në Kosovë, gratë dhe vajzat i nënshtrohen prostitucionit me forcë. Trafikimi seksual, një formë e skllavërisë moderne, po trajtohet dobët dhe nuk po i ipet vëmendja që i duhet. K2.0 në këtë Bisedë të Shkurtër do të shtjellojë temat:
Si ka ndryshuar situata sa i përket trafikimit seksual që nga pavarësia e Kosovës? Çfarë duhet të bëhet më shumë për t’i mbështetur personat që janë trafikuar? A bëjnë sa duhet institucionet legjislative kosovare për ta parandaluar këtë formë moderne të skllavërisë?
Për ta nisur diskutimin kemi ftuar disa persona që do na ndihmojnë t’i adresojmë këto tema:
Adile Basha Shaqiri — Zyrtare e Lartë kundër trafikimit në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale
Një përfaqësues/e nga Drejtorati për Hetime Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore në Policinë e Kosovës
Lumnije Behrami — Zyrtare Ligjore në Programin e të Drejtave Civile
Një përfaqësues/e nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Diskutimi do të moderohet nga Adelina Berisha, aktiviste për luftimin e dhunës me bazë gjinore dhe do të shoqërohet nga ekspozita e K2.0 “Handle With Care”, këtë të premte më 23 nëntor, në hapësirën e re të K2.0 nga ora 18:00. (Rr. Ferat Dragaj 60-1, prapa Furra Qerimi 1).