Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, kanë dalë negativë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë konfirmon se 33 personat e testuar të fshatit Miradi e Ulët, që i përkisnin rrethit familjar të tre të infektuarve me COVID-19, kanë dalë negativë. Ky është një lajm i mirë për banorët e këtij fshati, por edhe për të gjithë qytetarët e komunës së Fushë Kosovës. Shtabi Emergjent në Fushë Kosovë falënderon IKSH-në për veprimin e shpejtë, në mënyrë që të sqarohet gjendja e rrethit social të të prekurve nga COVID-19. Njëherësh njofton se gjendja e të prekurve është shumë e mirë dhe ata janë në përkujdesje të vazhdueshme “Me këtë rast duam të falënderojmë familjarët e të prekurve dhe qytetarët e fshatit Miradi e Ulët për mirëkuptimin, bashkëpunimin dhe maturinë e treguar gjatë këtyre ditëve. Gjithashtu falënderojmë edhe Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës, që pas reagimit publik që kemi pasur kanë vendosur një bashkëpunim ndërinstitucional shumë korrekt dhe profesional, thuhet në kumtesë.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …