Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar edhe 28 raste të reja me koronavirus në vend. Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 731. Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK të shtunën ka testuar 292 mostra, prej të cilave 28 kanë rezultuar pozitive.“Rastet pozitive janë raste kontakti, katërmbëdhjetë (14) raste me vendbanim në Rahovec, katër (4) raste me vendbanim në Gjilan, dy (2) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: një (1) rast Pejë dhe një (1) rast Bllagajë), dy (2) raste nga komuna e Kaçanikut (sipas vendbanimit: një (1) rast Runjevë dhe një (1) rast Dubravë), dy (2) raste me vendbanim në Lladrovc-Malishevë, dy (2) raste me vendbanim në Zhur-Prizren, dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Prishtinë dhe Gurrakoc-Istog”, ka njoftuar Instituti.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …