leoni

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se 3.010 raste aktive me virusin korona janë në vendin tonë

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 14.119 raste nga 54.011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 563 raste të vdekjes. IKSHPK njofton se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 10.546 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.010. Në raportin ditor të SHSKUK-së është thënë se gjashtë pacientë janë në respiratorë, 20 janë duke u trajtuar me makinat e frymëmarrjes, derisa 260 të tjerë janë në oksigjenoterapi. Kosova ka gjithsej 700 shtretër në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet rajonale.

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj kërkon protesta dhe hetim të Zyrës së Rregullatorit për Energji

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ashpër ndaj vendimit …