leoni

IKSHPK

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar masat e reja kundër përhapjes se Covid-19 që janë miratuar sot në Qeveri

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka publikuar masat e reja kundër përhapjes se Covid-19 që janë miratuar sot në Qeveri. Ky institut ka treguar se bartja e maskave mbrojtëse dhe mbajta e distancës prej 2 metrave është obligative.

Bartja e maskave mbrojtëse është obligative

Mbajta e distancës prej 2 metra  obligative

Institucionet obligohen të mbajnë dezinfektues dhe maska në vende të qasshme

Qytetarët mbi 65 vjeç dhe qytetarët me sëmundje kronike mund të dalin

në ambiente publike vetëm në orët e hershme të mëngjesit (prej 05:00 deri 10:00) dhe orët e mbrëmjes (prej 18:00 deri 21:00)

Në komunat: Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Vushtrri, Mitrovicë e Jugut, Mitrovicë e Veriut, Gjilan, Fushë Kosovë, Shtërpcë, Leposaviq, Zubin Potok e Zveçan nga ora 21:00-05:00 ndalohet çfarëdo qarkullimi i personave jashtë shtëpive (Qarkullimi lejohet për raste urgjente shëndetësore)

Pezullohet veprimtaria e çerdheve në Institucionet publike dhe private

Pezullohen aktivitetet rekreative, kulturore dhe sportive të mbyllura

Të gjitha Qendrat tregtare obligohen që ta zbatojnë orarin nga 05:00-21:00 duke respketuar në tërësi Manulin për mbrojtje nga COVID-19

Pezullohen puna në tregjet publike të automjeteve dhe tregjet e kafshëve

Pezullohen ceremonitë fetare në Institucionet fetare në RKS

Ndalohet grumbullimi i qytetarëve më shumë se 5 persona në sheshet publike, parqe dhe të ngjashme

Operatorët e shërbimeve komunale, financiare, elektronike dhe postare të ofrojnë shërbime me orar dhe staf minimal

Qytetarët e Malit të Zi, Bosnjë e Hercegovinës, Maqedonisë së Veriut obligohen që kur hyjnë në Kosovë të kenë test RT-PCR negativ në Sars COV-2, jo më të vjetër se 72 orë nga koha kur paraqiten në kufirin e RKS

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …