Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka arritur në disa rezultate të tjera sa i përket cilësisë së ujit në komunën e Deçanit, ku shumë qytetarë të kësaj treve të vendit u helmuan nga uji i pijes. IKShPK-ja ka kryer edhe disa analiza shtesë, ku në kanë rezultuar disa baktere jo patogjene që japin indikacion për kontaminim të ujit të pijshëm. Instituti gjithashtu ka bërë me dije se në kaptazhën e Drenocit janë izoluar vlera të shtuara të baktereve koliforme. Në vazhdën e hulumtimit epidemiologjik në terren ekipet e IKShPK kanë vazhduar kërkimin e shkaktarit të shpërthimit epidemik në komunën e Deçanit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …