Grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka akuzuar kryeministrin Ramush Haradinaj për izolimin e vendit. Shefi i këtij grupi parlamentar, Avdullah Hoti, në një konferencë për medie, ka thënë se kryeministri Haradinaj në periudhë rekorde e ka degraduar Kosovën. Hoti ka theksuar se Kosova nuk ka qenë kur me e izoluar. Më tutje ai ka kërkuar që të votohet demarkacioni dhe vendi të shkojë në zgjedhje të reja.
