Instituti Kosovar i Ergoterapisë ka inicuar projektin për dhurimin e mirënjohjeve për organizatat ose bizneset që demostrojnë qasje pozitive ndaj ndërgjegjësimit për personat me aftësi të kufizuara.
INKET po vazhdon me dhurimin e mirënjohjeve për vlerësimin e punës dhe përkushtimin ndaj personave me aftësi të kufizuara gjatë kohës së pandemisë. Me datë 27/05/2020 INKET ndau këtë mirënjohje për HANDIKOS, të cilët kanë bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar në kujdesin e klientëve/grupeve përmes internetit. Për të ndarë këtë mirënjohje, nga INKET ishin prezente Dr. Jennifer Caldwell – Themeluese e Institutit, Rina Hajdaraga – Udhëheqëse dhe Arlinda Canolli – Koordinatore. Ndarja e mirënjohjes u bë online dhe u pranua nga Z. Afrim Maliqi dhe Z. Durim Gashi.
HANDIKOS jo vetëm që vazhduan punën e tyre gjatë pandemisë, por edhe gjetën alternativa për të gjitha ata që kishin nevojë. Ata kanë treguar një përkushtim, edhe më të madh, gjatë kësaj kohe për të gjithë antarët e tyre.
- Afrim Maliqi dhe Z. Durim Gashi u shprehën shumë mirënjohës ndaj INKET, si dhe treguan se vlerësimi i punës së tyre është motiv për punë të mëtutjeshme.
Për më shumë informata kontaktoni dhe fotografi :
RINA HAJDARAGA – Udhëheqëse – [email protected]
ARLINDA CANOLLI – Koordinatore – [email protected]
WEB-PAGE https://www.kosovoergotherapists.com/
FACEBOOK https://www.facebook.com/Instituti-Kosovar-i-Ergoterapis%C3%AB-1819704104740844/