leoni

ekspozite

Në Tiranë hapet ekspozita: “Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”

Reporterja dhe luftëtarja e luftës së UÇK-së, publicistja e intelektualja, Fetnete Ramosaj dhe Instituti për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, prej sot deri më 18 prill 2016 do të hapë ekspozitën “Terrori dhe Gjenocidi i Serbisë në Kosovë”. Në këtë ekspozitë e cila kohë më parë ishte hapur edhe në Prishtinë, janë prezantuar 200 fotografi dhe faksimile dokumentare që dëshmojnë krimet barbare që ka kryer regjimi serb gjatë luftës kundër shqiptarëve në Kosovë.  Fetnete Ramosaj përmes fotografive, faksimileve e dokumenteve të kësaj natyre kërkon që të luftohet harresa dhe që krimet e masakrat të dëshmohen e të faktohen, në mënyrë që të mos lejohet të përdhoset e të deformohet e vërteta.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …