Pas analizimit të të dhënave për gjendjen dhe burimet e ujit në disa shtete, Institutit të Burimeve Botërore ka konstatuar se një e katërta e popullsisë së botës është në rrezik ekstrem për mungesë të ujit. Në Raport thuhet se në mesin e shumë shteteve, Katari Izraeli, Libani, Irani dhe Jordania – janë në krye të listës së 164 vendeve më të rrezikuara nga mungesat e mundshme të ujit – për të cilat edhe thatësira më e vogël mund të jetë një kërcënim i madh, pasi ato po shpenzojnë pothuajse të gjitha rezervat e mundshme të ujit. Në grupin e 17 vendeve që janë të ekspozuar ndaj “rrezikut jashtëzakonisht të lartë të ujit” sipas studimit, shumica janë nga Lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut. Këto vende përfshijnë: Libinë, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Eritrean, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahrejnin, Indinë, Pakistanin, Turkmenistanin, si dhe San Marinon, si i vetmi vend evropian. “Rreziku nga mungesa e ujit është kriza më e madhe për të cilën askush nuk flet. Pasojat e tij janë qartë në formën e pasigurisë ushqimore, konfliktit, migracionit dhe paqëndrueshmërisë financiare”,ka tërhequr vërejtjen presidenti i Institutit të Burimeve Botërore(WRI) Andrew Steer. Studiuesit parashikojnë që gjendja nga mungesa e ujit do të përkeqësohet ndjeshëm, për shkak të rritjes së popullsisë dhe ndryshimit të klimës.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …