Drejtoresha e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Letafete Latifi, ka paralajmëruar se gjendja e vërshimeve në Kosovë do të mbesë kritike dhe e rrezikshme. Prandaj, ajo u bëri thirrje institucioneve përgjegjëse që të rrinë në gatishmëri në mënyrë që të ketë sa më pak dëme. Latifi ka thënë se konsiderohet ende që Kosova është në gjendje kritike dhe të rrezikshme nga nivelet e ujërave nëpër lumenj. Ajo ka thënë se vërshimet vijnë si rezultat i reshjeve dhe shkrirjes së borës, por që ndikim kanë edhe njerëzit krijuar probleme me ngushtimin e profileve lumore, hedhjen e mbeturinave që krijohen grumbuj, si dhe ndërtimi pranë tyre.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …