leoni

Intelektualët e Malishevës janë për Kosovën Fituese

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj në tubimin me intelektualët e Malishevës ka thënë se Kosova ka kaluar nëpër shumë periudha sfiduese dhe ka ëndrruar për një të ardhme më të mirë, ku djemtë dhe vajzat e shkolluar janë burim i forcës dhe progresit.

Ai ka deklaruar se është mirënjohës për gjithë ata që kanë dhënë kontributin e tyre në arsimin dhe edukimin tonë, dhe që, edhe pse nuk janë më, vazhdojnë të na udhëheqin me trashëgiminë e tyre.

Jemi mbledhur tha kryetari Limaj për një mision të madh: ta nxjerrim Kosovën nga udhëkryqi ku ka ngecur. Kosova ka nevojë për intelektualët që të bashkohen, të sjellin ide dhe mundësi të reja që do të ndihmojnë vendin të ecë përpara. Pas katër vitesh stagnimi dhe degradimi, është koha që të ndërmarrim hapa të vendosur për të kthyer dinjitetin dhe shpresën në këtë vend.

Ky është një mision për të dhënë drejtim të ri, për ta bërë Kosovën fituese, tha në fund të fjalimit të tij para intelektualëve të Malishevës, kryetari i Nismës Socialdemokrate, z. Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Avokati i popullit një hap më afër qytetarit

Zyra e avokatit të popullit organizon këtë të premte takime të rregullta me qytetar nga …