Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve ruse, lidhur me krizën në Ukrainë

Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve ruse, lidhur me krizën në Ukrainë

Inteligjenca amerikane ka përgjuar biseda mes gjeneralëve ruse. Kjo nuk përjashtohet që të jetë dezinformim për të ngatërruar kundërshtarët. Mgjithatë një provokim, ndoshta një sulm i rremë ndaj prorusëve në Donbass është ndërtuar mjeshtërisht nga shërbimet e Moskës për të pasur një pretekst. Më pas ofensiva për t’u përgjigjur, që mund të nisë mes të mërkurës ose të enjtes, me dy direktiva të mundshme: një operacion shkatërrues, por i kufizuar në kohë, ose pushtimi afatgjatë i Kievit. Këto janë planet e Kremlinit për të pushtuar Ukrainën, “arma shpërthyese” që inteligjenca perëndimore ka kapur.  Joe Biden ia ka thënë liderit të Kremlinit, Vladimir Putin në telefonatën e djeshme, duke shpresuar ta bindte të ndalonte, përndryshe aleatët janë të bashkuar në vendosmërinë e tyre për ta bërë Rusinë të paguajë çmimin më të lartë që ka paguar deri më sot.  Sipas burimeve autoritare të shërbimeve të fshehta aleate, përshkallëzimi ushtarak rus në ditët e fundit ka qenë shumë intensiv.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …