Richard Grenell

Intervista e Richard Grenellit me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Richard Grenell, është njëri nga politikanët më të rëndësishëm të Marrëveshjes së Uashingtonit të katër shtatorit të vitit 2020 mes  të Kosovës dhe Serbisë. Aktualisht udhëheq  një emision, në një nga televizionin Newsmax. Në këtë emision që quhet “National Report”, kryeministri Edi Rma ka folur për integrimin e vendit në BE, duke u ndalur më gjatë tek projekti për “Mini-Shengenin” e Ballkanit. Derisa ka sqaruar ngërçin mes Kosovës dhe Serbisë, Rama  ka falënderuar  ish-të dërguarin e Donald Trump për “ndihmën” e dhënë, duke u ndalur më pas tek vendimi për Berishën. Rama shtoi se ishte një sinjal që askush nuk është mbi ligjin. Videoja e intervistës është ndarë vetë nga Grenell, i cili shkruan krahas videos: Unë fola me Kryeministrin e Shqipërisë këtë mëngjes dhe ai e bëri të qartë …. ai është i irrituar me BE.

INTERVISTA:

Grenell: Na e komenton dot, cili ishte qëndrimi juaj dje ndaj BE-së?

Rama: Është e njëjta gjë. Nga një anë na thonë që janë gati për të nisur negociatat, dhe nga ana tjetër nuk marrin dot vendim. Ka të bëjë me disa çështje mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, është frustruese. Por në të njëjtën kohë është qetësuese sepse e keqja është se jemi mësuar që BE të dështojë me mbajtjen e premtime.

Grenell: Cfarë të thonë specifikisht lideret e BE, që ka të bëjë me shtyrjen e negociatave?

Rama: Ata nuk thonë asgjë. Kanë bërë një premtim dhe çdonjëri ka thënë që Shqipëria është gati të nisë bisedimet, por nga ana tjetër nuk ka asnjë vendim. Është si të jesh pjesë e dikujt që po pret Godonë.

Grenell: Sic e dini, administrata e re ka bërë shumë progres. Një ide që doli nga bisedat është zona mini-shengen. Cfarë mendoni?

Rama: Së pari, më duhet ta përsëris që ju s’jeni më në rolin e kontribuesit të iniciativës së mini-shengenit, për të cilin ju falenderoj për rolin tuaj. Në anën tjetër është një konflikt i pazgjidhur shkaku i mosnjohjes së Kosovës nga Serbia. Por është e mundshme që të zhvillohet jetesa pa barriera mes njerëzve dhe mallrave.

Grenell: Dua të flas për vendimet e qeverisë, për politikanët shqiptarë që janë shpallur non grata e nuk lejohen të vijnë në SHBA, çfarë mendoni?

Rama: Do të thoja se në njërën anë është pikëlluese që ta shohësh këtë realitet, por është sinjal që administratat amerikane vazhdojnë që të jenë zë i reformave në drejtësi. Për mua kjo ishte pak a shumë sikur njoftimi për mbarimin e tranzicionit dhe mbarimin e pandëshkueshmërisë. Askush s’është mbi ligjin. ( Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Flet Dr. Vladimir Mici: – Rritja e çmimeve nga inflacioni është më e madhe sesa rritja e pagave nga inflacioni duke sjellë ulje të fuqisë blerëse

Flet Dr. Vladimir Mici: – Barazimi Euros dhe dollarit sinjalizon se ekonomia europiane po i …